Lajme
LDK-ja konfirmon kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar
Demokracia
20:31 | 08 Mars 2021

Share:

Lumir Abdixhiku dhe Lutfi Haziri janë kandidatë për kryetar të LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), më 14 mars do të mbaj zgjedhjet e brendshme dhe rrjedhimisht do të zgjidhet edhe kryetari dhe kryesia e re e këtij subjekti politik, raporton Demokracia.com.

Pak më parë, ka qenë Lumir Abdixhiku ai i cili ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së, ndërkaq edhe vetë LDK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë që është mbajtur të hënën, kandidaturën e tij për kryetar të partisë e ka paraqitur edhe Lutfi Haziri.

“Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së”, thuhet në njoftim.

Nga LDK-ja kanë bërë të ditur se në këtë  mbledhje janë paraqitur edhe kandidatura të tjera, e që sipas këtij subjekti politik mund paraqiten ditëve në vijim.

Njoftimi i plotë i LDK-së, pa ndërhyrje:

Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rradhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së.

Në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së.

Në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën z. Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe z. Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Në mbledhje gjithashtu u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim. /Demokracia.com/

Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbajti mbledhjen e rradhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on E hënë, 8 Mars 2021

Të ngjashme