Lajme
LDK-ja kërkon hetim te tenderët njëburimorë: 97.5 për qind janë të Qeverisë Kurti
Demokracia
12:19 | 16 Mars 2024

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie, duke kërkuar hetim për tenderët njëburimorë të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Deputeti Besian Mustafa dhe zyrtari Visar Azemi folën në lidhje me këtë temë.

Deputeti Mustafa ka theksuar se në këto kontrata nuk lejohet konkurrenca e lirë.

“Vetëm 2,5 % të këtyre kontratave janë si vazhdim i kontratave të mëhershme. 97.5 për qind e tyre janë të reja, të kësaj Qeverie. Këto janë kontratat ku nuk lejohet konkurrenca e lirë, negocimi bëhet në katër sy nga zyrtarët e ministrisë apo vetë ministrat dhe përfaqësuesit e kompanisë. Të enjten, kemi ftuar seancë të jashtëzakonshme për këtë temë. Të zënë ngushtë dhe të paaftë për ballafaqim edhe ministrat e deputetët e VV-së lëshuan sallën. Në Ministrinë e Ekonomisë kemi për këtë periudhë 151 kontrata të tilla në vlerë 124 milionë e 606 mijë euro. Në MPB kemi 33 kontrata të dakorduara në katër sy në vlerë 25 milionë e 772 mijë. Në MI kemi 69 kontrata me 10 milionë e 570 mijë. Në MKRS 56 kontrata në vlerë 4 milionë e 763 mijë. Në MD kemi 13 kontrata n vlerë 4 milionë e 95 mijë”, ka deklaruar Mustafa.

Të ngjashme