Lajme
Lavrov: Vizita e Pelosit në Tajvan, përpjekje për ta irrituar Kinën
Demokracia
09:21 | 03 Gusht 2022

Share:

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar ashpër pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi po qendron për vizitë në Tajvan.

Lavrov ka thënë se vizita e Pelosi në Tajvan, është një përpjekje e Washingtonit për ta irrituar Kinën.

“Unë nuk shoh asnjë arsye tjetër për të krijuar një bezdi të tillë, duke e ditur shumë mirë se çfarë do të thotë kjo për Republikën Popullore të Kinës”, tha ministri i jashtëm rus.

Pelosi vizitoi Tajvanin këtë javë, duke e bërë atë zyrtaren më të lartë amerikane që e ka bërë këtë në 25 vjet, raportoi Sky News të mërkurën.

Bisedat fillestare për vizitën kishin shkaktuar paralajmërime të mprehta nga Kina, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj.

Të ngjashme