Lajme
Lavrov përfundon në spital sapo mbërrin në Bali, reagon Rusia
Demokracia
11:10 | 14 Nëntor 2022

Share:

Rusia ka përgënjeshtruar lajmin se Lavrov është dërguar në spital, duke e quajtur ‘kulmi i mashtrimit’

Nga raportimet e mediave, duke cituar zyrtarët indonezianë, Sergei Lavrov thuhet se është dërguar në spital pasi mbërriti në samitin në Bali.

Sipas dy burimeve, Lavrov po merr trajtimin në spital për sëmundje të zemrës, shkruan skynews.

Ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, sipas tre zyrtarëve të qeverisë. Menjëherë pas publikimit të lajmit, ministria e jashtme e Rusisë tha se raportet ishin “lajme të rreme”.

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova ishte ajo që ka hedhur poshtë pretendimin se Sergej Lavrov ishte shtruar në spital në Bali. “Kjo, sigurisht, është kulmi i gënjeshtrave”, tha ajo.

Lavrov është zyrtari më i lartë rus në samitin e G20, pasi presidenti Vladimir Putin refuzoi të merrte pjesë.

Të ngjashme