Lajme
Latifi mungon në Kuvend, Haxhiu: Ka ikë për Amerikë se kryeministri ia ka marrë kompetencat
Demokracia
11:48 | 15 Shtator 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i pati dy pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, por ky i fundit nuk qe në seancën e Kuvendit për t’iu përgjigjur.

“Ministrin nuk e kemi këtu”, i tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Haxhiu tha se Latifi mund të ketë ikur për në SHBA, pasi tha se “kryeministri ia ka marrë kompetencat”.

“Për shkak që tash edhe kryesues i Komisionit për Shëndetësi është kryeministri Kurti dhe kryeministri është prezent. Për shkak se ia ka marrë kompetencat Rifat Latifit, ai ka ikë për Amerikë, ose është në njonjë aktivitet më të rëndësishëm se kjo”, tha Haxhiu.

Të ngjashme