Ismet Munishi ka ndarë rrugët me SC Gjilanin pas një aventure prej më shumë se njëvjeçare.
Trajneri i mirënjohur kosovar do të largohet nga Gjilani me marrëveshje të dyanshme me klubin. Drejtori ekzekutiv i Gjilanit, Sevdail Robelli e konfirmoi lajmin për Demokracia.com.
Drejtori i Gjilanit konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ismet Munishin
“Po, e kemi ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Ismet Munishi. Pas pak do të dalim me njoftim zyrtar”, ka thënë Robelli për Demokracia.com.
Tifogrupi i SC Gjilanit, “Skifterat” kanë reaguar pas largimit të Munishit nga stoli i skuadrës së tyre të zemrës.
Ata e kanë falënderuar teknikun e njohur për kontributin te klubi “kuqebardhë”.
Postimi i plotë i Skifterave:
Falemnderit Ismet Munishi
Shprehim mirënjohjen dhe falemnderimin tonë për gjithçka që dhurove në klubin tonë!
Fatkeqsisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshtëm dhe kjo na solli në situatë për të ndarë rrugët tona!
Falemnderit për korrektësinë, do të na mungoj adrenalina dhe dëshira jote e zjarrtë për luftën e madhe në fushë!
Me respekt./Demokracia.com/