Sport
Drejtori i Gjilanit konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ismet Munishin
Demokracia
13:01 | 25 Prill 2022

Share:

Ismet Munishi nuk do të jetë më në krye të stolit te skuadra e Gjilanit.

Trajneri i mirënjohur kosovar do të largohet nga Gjilani me marrëveshje të dyanshme me klubin, raporton Demokracia.com.

Drejtori ekzekutiv i Gjilanit, Sevdail Robelli e ka konfirmuar lajmin për Demokracia.com.

Po, e kemi ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me trajnerin Ismet Munishi. Pas pak do të dalim me njoftim zyrtar”, ka thënë Robelli për Demokracia.com.

Ismet Munishi është larguar nga “kuqebardhët” pas disfatës 2:0 nga Dukagjini në fundjavë dhe ngecjes në garë për titull kur kampionati po shkon drejt fundit.

Gjilani gjen pasuesin e Ismet Munishit deri në fund të edicionit

Demokracia.com raportoi gjatë ditës së sotme se Gjilani do ta zëvendësojë Munishin me ndihmëstrajnerin Alban Hyseni.

Hyseni do ta drejtojë Gjilanin deri në fund të kampionatit./Demokracia.com/

Të ngjashme