Auto&Tech
Lamborghini shet më shumë sesa prodhon: Lista e pritjes është më e gjatë se një vit
Demokracia
11:15 | 03 Qershor 2022

Share:

Çdo muaj shiten më shumë se sa prodhohen. Është kjo deklarata e Stephan Uinkelmann, president dhe CEO i Lamborghini. Ai shton se lista e pritjes për klientët që duan të blejnë automjet të kësaj marke është mbi një vit.

Pasojat e luftës në Ukrainë apo ato të pandemisë së Kovid duket se nuk kanë ndikuar aspak. Vetëm një vit më parë Lamborghini dorëzoi 8.405 automjete tek klientë në të gjithë globin, 13% më shumë se një vit më parë, nga të cilat 5021 kërkesa ishin për Urus SUV, një sukses i jashtëzakonshëm që tërhoqi edhe klientelën femërore.

Në Sant’Agata Bolognese, ku ndodhet kompania, u regjistrua një xhiro prej 1.95 miliardë eurosh, me një fitim operativ prej 393 milionë euro, + 49% krahasuar me vitin 2020. Asnjë pasojë nuk ka pasur as nga mungesa e pajisjeve. Kjo pasi për shkak të marzhit të lartë dhe vëllimeve të ulëta, Lamborghini ka një korsi të privilegjuar brenda grupit Volkswagen – të cilit i përket. Për pasojë është pajisur me gjysmëpërçuesit e nevojshëm për të përshpejtuar zinxhirin e prodhimit në maksimum.

Kompania mund të përballojë të ardhmen e saj me vendosmëri, duke filluar nga rreth dy miliardë euro, plani më i lartë i investimeve në historinë e saj, për të vazhduar të rritet, me fuqi progresive. Përditësimi i gamës vazhdon, duhet të dalë në treg edhe një 4×4, së shpejti një version tjetër i Urus dhe motori legjendar V12 do të jenë ende në dispozicion të klientëve për pjesën më të madhe të dekadës.

Të ngjashme