Lajme
LAJMI I FUNDIT| Policia e Kosovës sulmohet në veri
Demokracia
22:37 | 14 Prill 2022

Share:

Policia kufitare sonte në Zubin Potok është sulmuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bube, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zyra për informim e Policisë së Kosovës.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore”, thonë nga Policia e Kosovës. /Demokracia.com/

Të ngjashme