Lajme
Një grua bie nga ndërtesa në lagjen Emshir në Prishtinë
Demokracia
19:32 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Një femër ka rënë sonte nga një ndërtesë në lagjen “Emshir” në Prishtinë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë rajonale për Prishtinë, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth 18:00.

“Kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person femër ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme