Lajme
LAJMI I FUNDIT | Kurti e Vuçiq takohen më 2 maj në Bruksel
Demokracia
16:14 | 14 Prill 2023

Share:

Takimi i ardhshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq do të ndodhë më 2 maj, në Bruksel.

Pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen për të diskutuar rreth zbatimit të saj, në fillim të majit.

Më 4 prill ka pasur një takim të nivelit të dialogut teknik mes zëvendëskryeministrit kosovar, Besnik Bislimi dhe zyrtarit serb, Petar Petkoviq.

Raportohet se takimi i 2 majit do të jetë ekskluzivisht për fillimin e zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të ngjashme