Lajme
LAJMI I FUNDIT| Kurti e lëshon “frontin”, i nënshtrohet presionit ndërkombëtar për shtyrjen e vendimit për targat
Demokracia
22:31 | 15 Nëntor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë kanë arritur marrëveshje në Bruksel për targat.

Paparaci.com ka mësuar se marrëveshja mes zëvendëskryeministrit kosovar Besnik Bislimit dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, ka bërë që Kosova të pajtohet për shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj.

Në këtë marrëveshje parashihet që serbët po ashtu të kthehen në institucionet të Kosovës.

Këtu bëjnë përjashtim deputetët e Listës Serbe që e kanë humbur mandatin.

Po ashtu, palët janë pajtuar që Asociacioni të krijohet brenda planit franko-gjerman.

Mes tjerash, në marrëveshjen e arritur thuhet që Serbia nuk do t’i pengojë zgjedhjet ne veri, por do të marrë pjesë në to.

Megjithatë, BE-ja dhe SHBA-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës shtyrjen e planit për ri-regjistrimin e makinave, me qëllim shmangien e tensioneve.

Qeveria e Kosovës, megjithatë ka nisur zbatimin e tij më 1 nëntor. Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që vozisin makina me targa të paligjshme, e dyta parasheh gjoba prej 150 eurosh, ndërsa në të tretën do të shpërndahen targa provuese.

Me këtë plan, pritet që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot zhvilloi takime dypalëshe në Bruksel me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.

Të ngjashme