Lajme
LAJMI I FUNDIT| I kapur me 50 kg drogë, Burim Rreci nesër del para trupit gjykues
Demokracia
22:27 | 16 Shkurt 2022

Share:

Ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci, që u arrestua nga autoritetet e Malit të Zi me 48 kilogramë marihuanë, nesër (e enjte) do të del para trupit gjykues.

Burime të Demokracia.com kanë konfirmuar se nesër në ora 10:00, në Podgoricë, Rreci do të del para gjykatësit të procedurës paraprake për caktimin e masës së paraburgimit.

Demokracia.com ka mësuar se familjarët e Rrecit kanë angazhuar një avokat nga Mali i Zi për ta mbrojtur të dyshuarin në veprën penale që i ngarkohet – transportim i drogës.

Rreci është arrestuar të hënën në pikën kufitare “Debeli Brijeg”, në kufirin kroato-malazez.

Demokracia.com është mediumi i parë që ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e Rrecit. /Demokracia.com/

Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, ish-sekretari Burim Rreci u kap me 50 kg drogë në Mal të Zi

Të ngjashme