Lajme
Konfirmohet raportimi i Demokracia.com, ish-sekretari Burim Rreci u kap me 50 kg drogë në Mal të Zi
Demokracia
17:44 | 15 Shkurt 2022

Share:

Ashtu siç ka raportuar sot Demokracia.com, mediat malazeze e kanë konfirmuar lajmin se ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci, është arrestuar sot herët në mëngjes në pikëkalimin kufitar ndërmjet Malit të Zi dhe Kroacisë (Debeli Brijeg).

Ekskluzive: Arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë, dyshohet se po transportonte drogë në Mal të Zi

Arrestimi i Rrecit ka ndodhur pasi që në veturën e tij të tipit Audi janë gjetur rreth 50 kilogramë marihuanë.

Rreci është arrestuar herët në mëngjes, në terminalin e daljes, raporton Demokracia.com.

Më herët gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave e Malit të Zi kanë njoftuar zyrtarisht se gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga shtetasi i Kosovës, B.R., kanë gjetur shtatë pako me marihuanë.

“Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 kanë parandaluar kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si droga narkotike marihuanë me peshë rreth 48.2 kilogramë. Është arrestuar B.R. nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit të paautorizuar ‘Mbajtja dhe shpërndarja e lëndëve narkotike’. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhej në njoftim.

Demokracia.com ka folur edhe me ambasadoren e Kosovës në Podgoricë, Arijana Zherka, por ajo ka thënë se përgjigjet e pyetjeve tona do t’i kthejë Ministria e Jashtme dhe Diasporës. Megjithatë, deri në këtë moment (ora 17:45) nuk kemi marrë përgjigje nga MPJD. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024