Lajme
LAJMI I FUNDIT: Grabitet një bankë në Prishtinë
Demokracia
18:42 | 06 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Një institucion mikrofinanciar është grabitur pasditen e sotme në lagjen “Lakrishtë”, në Prishtinë.

Lajmi për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, tha Ahmeti.

Polica tha më tej se aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit./Demokracia.com/

Të ngjashme