Sport
Flamur Bunjaku jep dorëheqje nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së
Demokracia
17:49 | 21 Mars 2022

Share:

Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Bunjaku ka qenë që nga viti 2016 pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Gazeta Olle raporton se Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita si anëtar i KE të FFK-së.

Bunjaku i ka bërë të qartë Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarit të FFK-sê, Agim Ademit se ka dhënë dorëheqje shkaku i zhvillimeve të fundit dhe debateve në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar.

Ndër të tjera Flamur Bunjaku tha se kontributi i tij ka qenë vullnetar dhe kontributdhënës pa përfituar asgjë.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe.

Të ngjashme