Lajme
LAJMI I FUNDIT| 32-vjeçari i plagosur në Kaçanik në luftë për jetën
Demokracia
17:35 | 10 Maj 2022

Share:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kaçanik, ku një 30-vjeçar është vrarë e një tjetër është plagosur me armë zjarri.

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme në Kaçanik një 30-vjeçar me inicialet H.B., ka mbetur i vrarë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, kurse 32-vjeçari me inicialet K.B., është plagosur.

I plagosuri momentalisht është në sallën e operacionit në Klinikën Emergjente të QKUK-së dhe është në luftë për jetën.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, doktoresha Nerxhivane Halimi.

“Është në gjendje shumë të rëndë. Ka plagë në qafë dhe në kokë. Është shku në sallë, tash do Zoti del i gjallë nga salla”, ka treguar Halimi për Demokracia.com.

Theksojmë se sipas Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, ende nuk dihen motivet e këtij rasti, përderisa dy të dyshuar janë në arrati. /Demokracia.com/

LEXO EDHE: 

Prokuroria dhe Policia japin detaje për vrasjen në Kaçanik, të dyshuarit në arrati

Të ngjashme