Lajme
Lajmërohet Gërvalla pasi e shkarkoi konsullin në SHBA, i cili e akuzoi për largim të flamurit të UÇK-së
Demokracia
23:32 | 06 Korrik 2022

Share:

Ministrja, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar pasi e shkarkoi nga detyra Lulzim Krasniqin, Konsullin e Përgjithshëm në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krasniqi në letrën drejtuar Gërvallës tha se ministrja e shkarkoi për qëllime urryese pasi i kishte kërkuar atij që ta hiqte flamurin e UÇK-së nga zyra dhe ai nuk iu bind.

Por, Gërvalla përmes një statusi në facebook tha se kanë premtuar meritokraci dhe profesionalizimin si kriter për punësim dhe asgjë më shumë e as më pak.

Diplomati i sapo shkarkuar letër Gërvallës: E mbyllet Konsullatën në Nju Jork, aty ku urdhëruat largimin e flamurit të UÇK-së

Të ngjashme