Sport
Lajme të bujshme për Milanin, drejtuesit në bisedime për shitjen e klubit
Demokracia
14:01 | 15 Prill 2022

Share:

Lajme të bujshme vijnë për Milanin nga Franca. Sipas prestigjiozes “L’Euipe”, fondi Eliot po përgatit shitjen e klubit kuqezi te fondi që ka një kapital prej 40 miliardë dollarësh në Lindjen e Mesme “Investcorp” me seli në Bahrein.

Sipas këtij burimi drejtuesit e ‘djallit’ janë në kontakt me fondin e Lindjes së Mesme, të interesuar jo vetëm për klubin kuqezi, por edhe për Lillen, klub që Eliot e ka në administrim.

E themeluar në vitin 1982, “Investcorp” është një kompani globale e produkteve të investimeve alternative të specializuar në kapitalin privat, pasuritë e paluajtshme, dhe kredive.

Sipas asaj që raporton “Il Sole24ore”, më 31 dhjetor 2021, “Investcorp Group” mbante 40,4 miliardë dollarë të totalit nën menaxhim. /Demokracia.com

Të ngjashme