Sport
Lajm i keq për Bayernin, pak orë para finales ylli i skuadrës testohet pozitiv me COVID-19
Demokracia
11:46 | 11 Shkurt 2021

Share:

Pasi humbi mbrojtësin Boateng për shkak të problemeve familjare, Bayern Munich sot ka humbur një tjetër lojtar shumë të rëndësishëm, shkruan Demokracia.com.

Vetëm pak orë para finales së Botërorit të Klubeve kundër Tigres, e planifikuar të nisë sot nga ora 19:00, sipas asaj

që raportohet nga “Sky Deutschland”, Thomas Muller u testua pozitiv për koronavirus.

Sulmuesi gjerman iu nënshtrua testit dje dhe rezultati ishte i keq. Gjithsesi, kjo nuk paraqet asnjë problem për finalen pasi pjesa tjetër e skuadrës është gati dhe mund të luhet rregullisht.

Në këtë pikë, Muller rrezikon të mos marrë pjesë as në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, në “Olimpico” kundër Lazio, e planifikuar të luhet saktësisht pas 12 ditësh. Gjithçka do të varet nga koha e negativizimit, për të cilën nuk mund të ketë siguri. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024