Sport
Lajm i bujshëm nga Anglia, Salah drejt transferimit te gjigantët e Evropës
Demokracia
15:20 | 25 Qershor 2022

Share:

Mohamed Salah ndoshta nuk mund të jetë më lojtar i Liverpulit, me egjiptianin që pritet të marrë rrugën e Sadio Manes dhe të zgjedhë të largohet nga “Anfield”.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, Liverpuli mund ta lërë të lirë “Faraonin” për një shumë prej 60 milionë paundësh, pasi rroga e lartë e tij po shkakton problem te “The Reds”.

Gjithashtu ato theksojnë se klubi që i është vënë pas 30-vjeçarit është Reali i Madridit.

Vitet e fundit, “Galaktikët” kanë vuajtur për një krah të djathtë në sulm, ku janë detyruar të bëjnë rotacione dhe përshtatje të ndryshme.

Ardhja e Salah mund t’ia rregullojë këtë problem Ancelottit, pas zhgënjimit që pati me Kylian Mbappen. /Demokracia.com

Të ngjashme