Lajme
Lajçak tha se shtyrja e vendimit për reciprocitet ishte propozim i Borrellit, Gërvalla ‘kapet’ në Twitter me të
Demokracia
07:55 | 01 Gusht 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka mirëpritur vendimin për shtyrjen e masës së reciprocitetit për targa dhe letërnjoftimet serbe, duke thënë se ky vendim i shtyrjes prej një muaji ishte propozim i kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE: 

Lajçak mirëpret shtyrjen e reciprocitetit, thotë se ishte propozim i Borellit

Pas këtyre deklaratave ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Gërvalla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se faktet mbeten fakte dhe se ky shtyrja e vendimit për reciprocitet do të zbatohet vetëm nëse hiqen barrikadat.

“Faktet mbeten fakte. Kosova ka rënë dakord me propozimin e SHBA-ve dhe në përputhje me BE-në. Ne ramë dakord për një shtyrje deri më 1 shtator 2022, por vetëm nëse barrikadat hiqen deri më 1 gusht. Reciprociteti do të mbetet realitet, Kosova nuk ka “shtyrë” asgjë, rregullorja për letërnjoftimet ka hyrë në fuqi nga mesnata”, ka shkruar Gërvalla. /Demokracia.com/

Të ngjashme