Lajme
Lajçak mirëpret shtyrjen e reciprocitetit, thotë se ishte propozim i Borellit
Demokracia
07:04 | 01 Gusht 2022

Share:

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak ka thënë se mirëpret vendimin e Prishtinës zyrtare për të pranuar shtyrjen për një muaj të reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia, i paraparë të hyjë në fuqi më 1 gusht.

“Mirëpres vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e Josep Borrell për shtyrje për një muaj. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë”, ka shkruar ai.

“Shefi i diplomacisë evropiane Borrell fton Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovë për mbështetje të fortë”, ka përfunduar Lajçak.

Të ngjashme