Lajme
Lajçak takon Plenkoviqin në Davos, flasin për dialogun Kosovë-Serbi
Demokracia
21:48 | 18 Janar 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos është takuar me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, me të cilin ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Lajçak ka shtuar në Twitter se ka diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me Plenkoviqin dhe ka theksuar rolin e Kroacisë në atë proces.

“Një bisedë shumë e dobishme në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror me kryeministrin kroat Andrej Plankoviq për situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si fqinj dhe anëtar i drejtpërdrejtë i BE-së, Kroacia ka një rol të rëndësishëm”, shkroi Lajçak.

Të ngjashme