Lajme
Lajçak takohet edhe me Rakiqin, ja çfarë u bisedua
Demokracia
14:48 | 02 Mars 2021

Share:

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Dalibor Jevtiq, u takuan me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Edhe në këtë takim thuhet se temë qendrore ishin zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në shkurt si dhe vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell kp.

Zyrtarët e Listës Serbe theksuan se është shumë e rëndësishme që të vazhdohet dialogu mes palëve, ndërsa thanë se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara deri më tani nga ana e Kosovës pasi janë thelbësore për qytetarët e komunitetit serb në vend.

Lajçak gjatë ditës së sotme u takua edhe me u.d presidentin e Kosovës, Vjosa Osmanin, kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe krerët e partive politike.

Të ngjashme