Lajme
Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për hapat e ardhshëm konkret në rrethanat aktuale
Demokracia
12:12 | 12 Mars 2022

Share:

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot në mëngjes në kuadër të forumit diplomatik në Antalia të Turqisë.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se me Kurtin ka pasur një bisedë të vlefshme rreth hapave konkret që duhet marrë me qëllim të shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët, përcjell Demokracia.com.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, ka shkruar Lajçajk./Demokracia.com/

Të ngjashme