Lajme
Lajçak nesër takon Osmanin në orët e para të mëngjesit
Demokracia
18:31 | 01 Mars 2021

Share:

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka arritur në Prishtinë.

Mirosllav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, ka mbërritur pasditen e së hënës në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Vizita e tij është parë si mesazh i qartë për qeverinë e re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Lexo edhe: 

Vizita e Lajçakut në Kosovë, mesazh i qartë për vazhdimin e dialogut

Zyra e Presidentit ka bërë të ditur se Lajçak mëngjesin e së martës do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.

“Në orën 8:00, U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Presidencës, raporton më tutje Demokracia.com.

Sipas njoftimit, pas takimit Osmani dhe Lajçak do të mbajnë një konferencë për medie.

Theksojmë se me të mbërritur në Kosovë, Lajçak ka filluar takimin me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takim i cili është duke vazhduar edhe në këto momente. /Demokracia.com/

Të ngjashme