Lajme
Lajçak flet për dinarin: U zvogëluan dallimet, presim propozime konkrete
Demokracia
15:37 | 23 Prill 2024

Share:

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të angazhimeve javore të tij.

Në mesin e temave kryesore, ishte edhe takimi për dinarin mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Ai ka thënë se janë zvogëluar dallimet, megjithatë priten ende propozime konkrete.

“U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë të mesme në lidhje me të ashtuquajturën “çështje dinar”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, tha Lajçak.

Pritet një takim tjetër në Bruksel për temën e dinarit.

Të ngjashme