Lajme
Lajçak e çon këshilltarin në Beograd, ai e kërkon si hap të parë Asociacionin
Demokracia
15:05 | 12 Tetor 2023

Share:

Joseph Pandur, Këshilltar Politik i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian për bisedimet Kosovë -Serbi ka deklaruar në Beograd se ajo që duhet të bëjnë palët tani është implementimi i marrëveshjes së Ohrit.

Fillimisht, ka thënë ai, është Prishtina ajo që duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ndërsa Serbia duhet të zbatojë ato që është zotuar në Ohër.

“Ajo që na duhet së pari nga palët, veçmas nga Prishtina është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe paralelisht me këtë presim nga Serbia që të zbaatojë ato që është arriru në Ohër, paralelisht me procesin e themelimit të Asociacionit” ka theksuar ai.

Pandur ka marrë pjesë në panel me Ambasadorin e SHBA’së Chris Hill. Ai ka thënë se negociatat tani janë shndërruar në menaxhim të krizës.

“Fatkeqësisht jemi kthyer te meanzhimi i kriëzës në vend që të implemtojmë marrëveshjen, sidomos pas 24 shtatorit. E mbështes plotëissht atë që tha Ambasadori Hill se duhet të dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Siç e ka thënë Përfaqësuei i Lartë Josep Borell dhe Përfaqësuesi Special Lajçak ata që e bëjënë këtë në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë” ka thënë këshilltari i Lajçak.

Të ngjashme
Lajme • 30 Prill 2024