Sport
“Ky është pikërisht ai që kanë nevojë”, ish-sulmuesi këshillon Man Utd të nënshkruajë me Benzeman
Demokracia
15:24 | 06 Janar 2024

Share:

Louis Saha i ka kërkuar ish-bashkëlojtarit të tij në Francë, Karim Benzema që t’i bashkohet Manchester United dhe të zgjidhë problemet e tyre me golat.

Benzema ka përfunduar duke u kritikuar për paraqitjet e tij me Al Ittihad në Superligën e Arabisë.

Saha, i cili ka luajtur për United në të kaluarën, ka thënë se francezi do të përshtatej te klubi anglez, pasi ata kanë nevojë pikërisht për një profil të tillë.

“Benzema do të ndryshonte sulmin e United, dhe kjo është pikërisht ajo që ata kanë nevojë”, ka thënë fillimisht Saha për Diario AS.

“Ai do të shënonte gola dhe do të siguronte një lojë më të mirë ekipore”.

“Tani për tani është vetëm një ëndërr, por Karim është ende shumë profesionist”, përfundoi francezi.

Në moshën 36-vjeçare, Benzema është një nga sulmuesit më të mëdhenj aktualisht, por duke pasur parasysh moshën e tij, ai vështirë se do të ishte njeriu i duhur për të nisur një epokë të re golash te United.

Të ngjashme