ShowBiz
Ky djalë thuhet që është i dashuri i Kiara Titos jashtë shtëpisë së Big Brother
Demokracia
14:14 | 14 Janar 2023

Share:

Konkurrentja nga Lushnja, Kiara Tito, është bërë personazh në shtëpine Big Brother Vip 2. Jo më tepër për atë ç’ka përfaqëson, sesa për nga pëlqimet e Luiz Ejllit ndaj saj.

Mirëpo Kiara është përpjekur ta mbajë gjithmonë larg këngëtarin shkodran, shkruan ‘TiranaWeb’. Mjaftoi loja e këtij të fundit për ‘sëmundjen’ që Kiara t’i bënte daljen përfundimtare.

Sipas Karaiskajt, “ajo e ka mendjen tek ai që ka përjashtë”. Por kush është i dashuri i Kiara Titos, ai që ka përjashtë dhe që kanë një lidhje dashurore?

Burime për ‘TiranaWeb’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka. Roni më parë ka punuar në Kabinetin e Kryeministrit Edi Rama, deri në momentin kur xhaxhai i tij Lefter Koka u arrestua.

Çifti ka një lidhje në harmoni të plotë dhe serioze, edhe pse i kanë shmangur postimet publike së bashku.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se Kiara Tito ka lidhje familjare me eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste në Lushnje. Më saktë, burri i tezes së saj është deputeti Bujar Çela.

FOTO:

Të ngjashme