Sport
Kvaratskhelia i hatashëm, debuton në Serie A më mirë se Ronaldo, Ibra e Higuain
Demokracia
17:29 | 01 Nëntor 2022

Share:

Khvicha Kvaratskhelia e kishte një debutim përrallor në Serie A. Futbollisti gjeorgjian i ka mahnitur të gjithë me kualitetet e tij të jashtëzakonshme.

21 vjeçari është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit. Në 75 ditë, futbollisti ofanziv i ka zhvilluar 1.128 minuta, njofton mediumi italian “Corriere dello Sport”.

Në këtë periudhë, futbollisti i krahut të majtë i ka realizuar 8 gola, prej tyre 6 në kampionat dhe 2 në Ligën e Kampionëve, ndërsa kontribuuar edhe me 8 asistime, prej tyre 5 në Serie A.

Sa për informatë, ai i ka lënë prapa edhe yjet e futbollit botëror me debutimin më të mirë në kampionatin italian.

Për t’i bërë ato që i bëri Kvaratskhelia, Gonzalo Higuainit i janë dashur 1.723 minuta, respektivisht 140 ditë; Cristiano Ronaldos 2.474 minuta apo 168 ditë; Zlatan Ibrahimovicit 3.585 minuta apo 259 ditë.

Në mes tyre, vlen të përmendet loja e “çmendur” që e shfaqi gjeorgjiani ndaj Liverpoolit në udhëtim.

Ja pse të gjithë flasin për fenomenin e ri të futbollit.

Të ngjashme