Kuvendi i Kosovës, me 85 vota për miratoi sot Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2022.
Deputetët e Kuvendit në seancën e sotme miratuan edhe tri marrëveshje ndërkombëtare me Slloveninë.
Ata i dhanë dritë të gjelbër marrëveshjes me Slloveninë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështjet penale, mbi ekstradimin dhe për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.
Krahas kësaj, Kuvendi miratoi edhe Deklaratën për antisemitizmin./ksp