Lajme
Gjilan: Një grua me djalin e saj sulmohen nga persona të maskuar deri sa po ecnin rrugës, dyshohet se ajo u dhunua
Demokracia
08:35 | 26 Maj 2024

Share:

Një grua bashkë me djalin e saj të mitur është grabitur e dhunuar në Gjilan.

Sipas policisë, viktimat derisa po ecnin rrugës janë sulmuar fizikisht nga persona të maskuar, të cilët kanë marrë stoli ari dhe para.

Policia ka thënë se dyshohet se gruaja është dhunuar ndërsa ndaj djalit të saj është ushtruar dhunë fizike.

Raporti i plotë:

GRABITJE&DHUNIM

Gjilan 25.05.2024 – 00:40. Është raportuar se dy viktimat një femër dhe djali i saj i mitur, deri sa ishin duke ecur rrugës janë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur të maskuar. Të dyshuarit kanë arritur që me forcë të marrin nga viktima stoli ari që kishte si dhe një shumë parash dhe njëkohësit dyshohet se të njëjtit e kanë dhunuar, ndërsa ndaj djalit të saj kanë ushtruar dhunë fizike dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Të ngjashme