Sport
Kushtrim Gashi karrierën pritet ta vazhdojë te Prishtina
Demokracia
17:57 | 09 Gusht 2022

Share:

Mesfushori kosovar para pak çastesh njoftoi përfundimin e aventurës trevjeçare te Ballkani, shkruan Demokracia.com.

Gashi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook falënderoi presidentin Arsim Kabashin dhe njëherit i kërkoi falje për situatën e krijuar para ndeshjeve të garave evropiane për përplasjen verbale që kishte me trajnerin Ilir Daja.

ZYRTARE: Kushtrim Gashi largohet përfundimisht nga Ballkani

“Të dashur qytetarë të Suharekës dhe ju tifozë të klubit FC Ballkani  desha të ju njoftoj se nga sot jam lojtar i lirë”, shkroi ndër tjerash Gashi.

Siç mëson Demokracia.com, 29-vjeçari karrierën do ta vazhdojë nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi te Prishtina.

“Daja”, siç njihet në opinion, është njëri ndër mesfushorët më të mirë në vitet e fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024