Sport
ZYRTARE: Kushtrim Gashi largohet përfundimisht nga Ballkani
Demokracia
17:16 | 09 Gusht 2022

Share:

Kushtrim Gashi është larguar para kohe nga Ballkani dhe do të mbetet futbollist i lirë.

Mesfushori kosovar ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook se ka ndarë rrugët me kampionët e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Gashi u raportua se kishte probleme me trajnerin Ilir Daja pak para ndeshjes së parë në garat evropiane këtë edicion dhe kësisoj ai kishte mbetur jashtë skuadrës, anise kishte kontratë edhe një vit.

“Daja”, siç njihet futbollisti në opinion, ka kërkuar falje për situatën që ndodhi dhe se ka falënderuar presidentin e klubit, Arsim Kabashin, bashkëlojtarët dhe tifozët e klubit.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Te dashur qytetar te Suharekes , dhe ju tifoz të klubit FC Ballkani  desha te ju njoftoj se nga sot jam lojtar i lir.

Duke e faleminderuar Presidentin Arsim Kabashi ,per korrektsin e treguar per keto 3 vite , e ndjej obligim ti kerkoj falje per situaten qe ndodhi para ndeshjeve ne garant Europiane.

Po largohem pas 3 viteve të kaluara me koken lart duke dhen gjithqka nga vetja qdo stervitje , dhe qdo ndeshje pa ndalur as nje 1 minut të vetem deri sa arritem qëllimin që kishim se bashku duke u shpall kampion ne Superligen e Kosoves për her të par në historin e klubit.

Po largohem duke i faleminderur të gjith shoket me të cilet pata mundsin per kto 3 vite te sterviti me taa ,gjith qytetin e Suharekes per respektin e treguar dhe tifozet Xhebrailat 1992 .

Duke i deshiruar te gjitha sukseset e mundshme ne garat Europiane po largohem duke ju then vetem Mirupafshim por jo edhe Lamtumir ./Demokracia.com/

Të ngjashme