Lajme
Kushtet e tmerrshme në një shkollë në Podujevë, minjtë kapen në kurth me ngjitës
Demokracia
18:25 | 10 Maj 2023

Share:

Kryetari i NISMA-s në Podujevë, Xhemajl Hasani ka publikuar disa pamje tmerruese nga shkolla “Xheladin Rekaliu” në këtë komunë.

Hasani në fotografi e tij tregon se minjtë janë kapur në kurth me ngjitës në këtë shkollë, dhe sipas tij nuk ka ujë të ngrohtë, shamponi është pa afat dhe se qeshmja nuk funksionon.

Për fotografit, Hasani ka deklaruar se janë publikuar nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

Postimi i plotë:

Pamje tmerruese te publikuara nga nje punetor teknik i kesai shkolle!

Kalloxni dikush Avni Fetahut edhe Kryetarit t’komunes se ne qfare gjendje eshte shkolla Xheladin Rekaliu ne Podujeve.

Nuk ka ujte te ngrohte, shamponi eshte pa afat, minjet paskan ra ne lepak , qeshmja nuk funskionon e keta flasin per projekte milionshe.

Të ngjashme