Lajme
Kushtet e Kurtit për Zajednicen, BE s’e komenton vizitën e Lajçakut në Kosovë
Demokracia
17:03 | 05 Shkurt 2023

Share:

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pritet të vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

Lidhur me këtë ka folur zëdhënësit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stanos.

Në përgjigjen e tij Stano ka thënë se është pjesë integrale e çdo përfaqësuesi special të BE-së që të takojë partnerë dhe se nuk i komenton vizitat e tilla.

“Është pjesë integrale e punës së çdo Përfaqësuesi Special të BE-së për të takuar partnerë dhe për të vizituar kryeqytetet në rajon për të cilat Përfaqësuesi Special i BE-së është përgjegjës. Ne zakonisht as nuk bëjmë njoftime specifike për vizita të tilla pune dhe as nuk i komentojmë ato”, tha Stano për Klan Kosova.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi mbetet një nga preokupimet kryesore të BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Së fundmi, komuniteti ndërkombëtar është duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për ta trasuar rrugën për një dialog të mirëfilltë me Serbinë.

Nuk dihet nëse vizita e Lajçak ka ndonjë ndërlidhje me këtë çështje, por ajo që mund të thuhet me shumë siguri, është se BE-ja dhe ShBA-ja kohëve të fundit vazhdimisht kanë kërkuar që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Madje, pas krejt kundërshtimeve, Kurti dha një fjalim që u kuptua si zbutje e qëndrimit të tij, duke prezantuar gjashtë kushte për formimin e Asociacionit.

Të ngjashme