ShowBiz
Kush është në të vërtet Gjon Karrica dhe nga çfarë u godit dje?
Demokracia
09:53 | 19 Janar 2023

Share:

Gjon Karrica është artisti kontrovers, i cili për shkak të stilit të tij ndryshe dhe më provokues, e kishte të vështirë të bëhej “këngëtari i preferuar i mases”.

Hiti i tij më i madh është “Sex Toy”, ndonëse gjatë karrierës së tij muzikore numëron disa këngë të shoqëruara me videoklipe pikante.

Vitet e fundit, Karrica ka punuar me shumë producent kryesisht ndërkombëtar, pasi po përgatiste albumin e tij të parë muzikor.

Karrica, u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” dhe në këtë shou e shfaqi vetën në të gjjtha dimensionet dhe dritë-hijet, shkruan Kosovarja.

Këngëtari më parë është trajtuar nga kanceri, gjë e cila i ka shkaktuar një tronditje psikologjike dhe traumë emocionale, për çka edhe ka vazhduar trajtimin.

Karrica, tashmë i njohur si “Lugati”, është baba i një djali dhe siç është bërë e ditur, bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së dytë.

Banori i “BBVK” aktualisht është duke u trajtuar në QKUK në intensivë dhe është jashtë rrezikut për jetë, pas një përkeqësimi shëndetësor.

Nuk ka ende një diagnozë të saktë, andaj çdo gjë që ka dalë deri më tani është vetëm hamendësim.

Të ngjashme