Lajme
Kush është motra e Fitore Pacollit që vendosi për bllokimin e “Rrugës A” dhe që po vendos kundër bizneseve
Demokracia
21:18 | 20 Tetor 2023

Share:

Vlora Pacolli-Rexhepi është nga emrat më të përmendur sot. 

Gjyqtarja e Gjykatës Komerciale sot u akuzua e kritikua për vendimin që mori për bllokimin e punimeve në “Rrugën A”, shkruan Demokracia.com

Kjo pasi ajo është motra e deputetës së partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacollit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky vendim u morë për interesa politike.

Rama pasi Gjykata Komerciale ia ndaloi punimet te “Rruga A”: Vendim i marrë nga motra e deputetës Fitore Pacolli

Vendim të çmendur e quajti kryetari i LDK-së vendimin e gjyqtares Pacolli.

Bllokimi i punimeve te “Rruga A”| Abdixhiku: Çmenduri që të lë pa fjalë, gjykatsja del të jetë motra e deputetës në pushtet

Por, motra e Fitore Pacollit u përmend edhe ditë më parë kur u rreshtua me një vijë me ministren Rozeta Hajdari kundër bizneseve.

Motra e Fitore Pacollit në linjë me Rozeta Hajdarin, vendos kundër bizneseve

Kush është Vlora Pacolli-Rexhepi?

Vlora Pacolli-Rexhepi është gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Parë  – Departamenti për Çështje Administrative të Gjykatës Komerciale.

Gjyqtarja Pacolli-Rexhepi ka diplomuar në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës në vitin 2002, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2013.

Pacolli-Rexhepi gjatë vitit 2003-2004 ka ushtruar pozitën e Specialistes së Marketingut në një kompani të sigurimeve, nga viti 2005-2006 ka ushtruar funksionin si Asistente Ligjore në Drejtoratin për Çështje Pronësore Banesore, nga viti 2006-2009 ka ushtruar funksione të ndryshme zyrtare në Agjencinë Kosovare të Pronës, ndërsa nga viti 2009-2010 ka punuar si Zyrtare për Vlerësime Profesionale në projektin UNOPS, në Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial për emërim dhe ri-emërim të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në periudhën 2010-2016 ka punuar Zyrtare e Programit në Zyrën për Planifikim dhe Koordinim dhe Këshilltare Ligjore në Misionin EULEX, pastaj Këshilltare Ligjore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Nga viti 2016 – 2019 ka qenë Eksperte për Hartim të Legjislacionit në USAID – Programi për të Drejtat Pronësore.

Gjyqtarja Pacolli – Rexhepi ka të kryera disa trajnime profesionale. Më 21.01.2019 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin e Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale, ndërsa më 23.06.2022 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komerciale./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme