Lajme
Kush është Arsim Gashi, personi që dyshohet se sulmoi fizikisht profesoreshën
Demokracia
19:42 | 10 Maj 2022

Share:

Gjinekologu në kujdesin parësor shëndetësor të komunës së Prishtinës, Arsim Gashi, dyshohet se është personi që ka sulmuar profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

Rasti ka ndodhur sot në Fakultetin e Mjekësisë rreth orës 14:30, pasi Gashi ka shkuar së bashku me të birin tij i cili është student tek profesoresha Latifi-Pupovci.

LEXO EDHE: 

Profesoresha Hatixhe Latifi Pupovci flet pas sulmit, tregon se si ndodhi e gjithë ngjarja

Gazetari, i cili e përcjell sektorin e shëndetësisë, Bujar Vitija ka thënë se Gashi ka edhe raste të tjera për të cilat është e njoftuar policia.

LEXO EDHE: 

I dyshuari për sulmin ndaj profesoreshës Pupovci është gjinekologu Arsim Gashi, shoqërohet në polici

Postimi i plotë i gazetarit Bujar Vitija, pa ndërhyrje:

Gjinekologu Arsim Gashi

– Ne vitin 2017 suspendohet nga puna ne QMF per shkak te ankesave te qytetareve. Per kete shkak e kishte sulmuar dhe kercenuar me vdekje ish-drejtorin e Shendetesise ne komunen e Prishtines Arben Vitia.

– Ne vitin 2020 arrestohet nga Policia per abort te jashteligjshem tek nje 13-vjeçare e dhunuar nga 2 persona ne Gjilan.

– Ne vitin 2022 grushton profesoreshen Hatixhe Latifi-Pupovci, pasi ia rrezoi djalin nga provimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme