Lajme
Kusari-Lila emërohet u.d e Kryesuesit të Grupit Parlamentar të LVV-së
Demokracia
18:41 | 31 Mars 2021

Share:

Mimoza Kusari-Lila është emëruar ushtruese e detyrës së Kryesuese së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Lëvizja Vetëvendosje, në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët e kësaj partie, Kusari-Lila, është votuar për ta ushtruar këtë detyrë, siç thuhet në njoftim, deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, përcjell Demokracia.com.

“Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota Për, 2 vota Kundër, 3 vota Abstenim dhe 1 e zbrazët,  Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar. Sipas Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i LVV-së, pa ndërhyrje:

Mimoza Kusari-Lila është ushtruesja e detyrës së Kryesuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të mbajtur sot, nga deputetët tanë ajo u votua për ta ushtruar këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar.

Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm.

Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin. Asaj i urojmë sukses në detyrën dhe përgjegjësinë e saj të re./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157550069672000

Të ngjashme