Lajme
Kurtit e Haxhiu nuk iu lejohet kandidimi në zgjedhje, vjen reagimi i parë nga LVV
Demokracia
16:15 | 29 Janar 2021

Share:

Lëvizja Vetëvenodsje ka reaguar pas vendimit të Gjyktës Supreme, e cila nuk ka lejuar kandidimin Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut.

Arbërie Nagavci nga kjo parti, në një postimin në faqen e saj zyrtare në Facebook ka shkruar se me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin.

Kjo ka thënë se kjo është përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura.

“Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës.”, ka shkrua ajo.

Më poshtë gjeni postimin plotë pa ndërhyrje:

Qeveria Kurti 2 është  realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e rreshtuar drejt e në anën e duhur.

Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës  për shtetin e së drejtës.

Edhe kësaj rradhe, më të shumtë në numër e më të fuqishëm do të dalim./Demokracia.com

Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur.

E nderuar që në rrugëtimin poltik jam e…

Posted by Arbërie Nagavci on Friday, January 29, 2021

Të ngjashme