Lajme
Kurti veç buzëqeshje, s’e foli asnjë fjalë gjatë pjesës publike në takim me Blinken
Demokracia
23:47 | 26 Korrik 2022

Share:

Ka filluar takimi mes sekretarit amerikan Antony Blinken, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në fillim të takimit, që ishte publik edhe për mediat, sekretari Blinken ka falënderuar Osmanin e Kurtin për vizitën, si dhe për gatishmërinë e Kosovës për t’i strehuar afganët e për ta dënuar agresionin rus në Ukrainë.

“Jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-të. Ju falënderoj edhe një herë që keni mirëpritur afganët dhe për mbështetjen që nga dita e parë për Ukrainën, kundër agresionit rus. Kemi punuar edhe në aspekte të tjera, e çmoj këtë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, pas Blinken, fjalën e mori presidentja Osmani e cila tha se “Putin po tenton ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor”, derisa falënderoi SHBA-në për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Lidhjet tona me SHBA-të kanë qenë gjithmonë ekzistente. Siç e dini, Putini po tenton ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Për këtë arsye, ne do të punojmë me ju dhe administratën Biden. Ne do të shikojmë përpara në fuqizimin e ligjit dhe ju falënderojmë për mbështetjen tuaj. Faleminderit për mikpritjen tuaj”, u shpreh Osmani

Por ndryshe prej Osmanit, Kurti në këtë takim u pa veç buzëqeshje dhe nuk e foli asnjë fjalë. Të paktën, kjo u pa në pjesën ku u lejuan edhe mediat.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Kurtit dhe Osmanit në Departamentin e Shtetit.

Ndërkaq, të mërkurën, krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit-MMC.

Të ngjashme