Lajme
Kurti tregon se kush janë dy deputetët e komuniteteve jo shumicë që do ta përkrahin
Demokracia
12:48 | 03 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke qëndruar në Tiranë. Ai nga atje tha se partia e tij do të ketë rreth 60 deputetë për të formuar qeverinë.

Albin Kurti është duke qëndruar në Tiranë, prej ku tha se LVV-ja do të ketë përkrahjen e më shumë se 61 deputetëve, shkruan Demokracia.com.

Kurti deklaroi se nuk do të kenë nevojë për të bërë kompromise me “eksponentë të regjimit të vjetër” dhe se ka përkrahjen e dy deputetëve të komuniteteve jo shumicë, Emilja Rexhepit dhe Elbert Krasniqit.

“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Sigurisht se do ta kemi deputeten nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi dhe deputetin egjiptian, Elbert Krasniqi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61 deputetë, do t’i kemi më shumë se 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër. Jemi diku tek 60 deputetë”, tha Kurti.

Ai në fund tha se nuk do të ketë koalicion paszgjedhor me ndonjë parti.

“Koalicioni parazgjedhor i bën zgjedhjet referendum. Koalicionin e kemi bërë me listën e Vjosa Osmanit, unë si ish-kryeministër dhe kryeministër në ardhje, ajo ai presidente dhe si presidente në ardhje, kemi fituar në këto zgjedhje. Populli e ka dashur këtë gjë”, tha Kurti./Demokracia.com/

 

Të ngjashme