Lajme
Kurti tregon nofkat e ekstremistëve në veri, herën e kaluar kur lexoi emrat në Kuvend e bëri njërin drejtor komune në Leposaviq
Demokracia
15:37 | 23 Tetor 2023

Share:

Nikolla Radomiroviq, ish-pjestar i Ushtrisë Serbe në Rashkë të Serbisë, ka qenë më fat kur i është përmendur emri nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, më 2 qershor 2023.

“Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”. Millan Zhivkoviq po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë. Danillo Krivokapiq, Jovica llazoviq, Nikolla Radomiroviq. Vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq”, deklaronte Kurti më 2 qershor 2023.

Ani pse emri i tij po përmendej në kontekst negativ, si pjesë e grupeve kriminale që shkaktuan trazirat në veriun e Kosovës, gjatë fundit të muajit maj 2023 kur u lënduan disa ushtarë të KFOR-it dhe u sulmuan edhe gazetarët, vetëm një muaj më pas Nikolla Radomiroviq u shpërblye nga partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, me post ekzekutiv në komunën e Leposaviqit, kryetar i së cilës është Lulzim Hetemi i kësaj partie.

VIDEO | Kurti e punësoi kriminelin serb në kabinetin e Lulzim Hetemit, që në Kuvend e denoncoi për sulmet mbi KFOR-in, Policinë dhe gazetarët në veri

Emërimin e tij në kabinetin e Hetemit, e kishte njoftuar Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, më 4 korrik 2023, shkruan Demokracia.com.

“Nga sot, Violeta Sakiç, Nikolla Radomiroviq, Nenad Radosavljevic dhe Miroslav Minic, do të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit Lulzim Hetemi”, njoftonte Krasniqi në Facebook.

Prej ushtar serb në Rashkë, Nikolla Radomiroviq emërohet drejtor në kabinetin e Lulzim Hetemit

Kryeministri Kurti sërish i është rikthyer deklarimeve të tij se i njeh shumë mirë grupet e dhunshme e kriminale në veriun e Kosovës. Madje, ai ka treguar edhe nofkat e tyre.

“Në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj”, ka shkruar Kurti në Facebook më 23 tetor 2023. /Demokracia.com /

Të ngjashme