Lajme
Kurti thotë se ekipi menaxhues për Asociacionin e kreu funksionin e vet
Demokracia
13:31 | 07 Maj 2023

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është sot ka ripërsëritur se në draftstatutin për Asociacion i prezantuar në Bruksel nga ekipi menaxhues, bëhej fjalë për një dëshirë për një ‘Republikë Serbska’, në Kosovë.

“Ne me durim dhe vëmendje e dëgjuam ekipin menaxhues, ka qenë kërkesë e miqve tanë që amerikan dhe evropian, që ta dëgjojmë prezantimin që do ta bëj ekipi menaxhues, nuk kemi qenë të kënaqur me faktin që ky ekipi menaxhues nuk takoi së pari, ministrin tonë Elbert Krasniqi, që vjen nga komuniteti jo shumicë, nga komuniteti egjiptian, përkundër ftesës që ky u kishte bërë për takim më 18 prill.  Sidoqoftë ne shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draftstatutit nga ekipi menaxhues, ishin dy zonja me nga katër anëtarë, ato prezantuan vetëm thelbin e draftstatutit, ndërkaq më pastaj na e përcollën atë më 67 nene. Ne pas një pauze 10 apo 15 minushe e kishim shumë të qartë se nga leximi i këtyre neneve, bëhej fjalë nga një dëshirë të madhe për një ‘Republikë Serbska’, në Kosovë“, tha Kurti për gazetarë pas konferencës së Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i Zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftun.

Shefi i ekzekutivit tha se në takimin e Brukselit ka prezantuar vizionin, duke marrë modelin e Kroacisë. “Ky është vendi ku duhet të marrim modelin”, theksoi ai. Duke përsëritur se nuk është i interesuar t’i kontrollojë serbët, pasi që është kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai ka folur edhe për shkeljet që Serbia u ka bërë marrëveshjeve. “Në takimin e Brukselit i konfirmua se marrëveshja është valide, teksti i Ohrit është i pandryshueshëm dhe i zbatueshëm”, theksoi ai.

Kurti deklaroi se ekipit menaxhues për draftstatut, i ka përfunduar puna dhe lirimi nga detyra është gjëja e logjikshme.

Të ngjashme