Lajme
Kurti thërret konferencë për medie pas takimit me Jasharajn
Demokracia
09:49 | 13 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Këshillin Grevist të BSPK-së të udhëhequr nga Rrahman Jasharaj.

Ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Rrahman Jasharajt si dhe përfaqësuesve të tjerë të këshillit grevist të BSPK-së.

Ende nuk dihet nëse Qeveria është dorëzuar ndaj kërkesave të grevistëve, mirëpo përmes një njoftimi për medie, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati në ora 11:00 do të mbajnë një konferencë për medie, shkruan Demokracia.com.

Në këtë njoftim nuk është dhënë asnjë detaj shtesë nëse është arritur ndonjë marrëveshje apo jo.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 13.09.2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mbajnë konferencë për media.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë

KOHA: 11:00

Të ngjashme
Lajme • 03 Maj 2024