Lajme
Kurti tha se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë, Haxhiu: Njëri ka ikë për Amerikë
Demokracia
14:46 | 19 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti që thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.

Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti ka harruar të tregojë se njëri nga ta (Rifat Latifi) është kthyer në Amerikë.

Postimi i plotë:

I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.

Albini ka harru me tregu se njëri nga ta,  Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë.

Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm.

Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga  Albini.

Të ngjashme