Lajme
Kurti tenton t’i përvetësojë meritat e shumë viteve përpjekjesh për liberalizimin e vizave
Demokracia
15:40 | 30 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi pasi ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, I dhanë dritën jeshile heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Ndonëse, Kosova i ka plotësuar kriteret vite më parë, para se Kurti të ishte në qeverisje, ai tenton që meritat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës të ia jap vetes, shkruan Demokracia.com.

“Mirëpresim vendimin e rëndësishëm por edhe të vonuar të shteteve anëtare të BE-së për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky vendim është njohje dhe konfirmim i përkushtimit tonë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, forcimin e kontrollit kufitar dhe menaxhimin e migrimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai tha se kriteret teknike ishin plotësuar, për cka mirënjohjen ua dha vetëm administratës shtetërore.

Kurti po pretendon në këtë status se ai e përmirësoi imazhin e Kosovës. “Kriteret teknike vërtetë ishin plotësuar tash e një kohë të gjatë, për çka i jemi mirënjohës administratës shtetërore. Por ishin kërkesat për sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit dhe respektim të institucioneve të pavarura që nuk përmbusheshin dot. Pengesë ishte edhe imazhi jo i mirë i vendit, për shkak të aferave korruptive, kulturës së mosndëshkueshmërisë dhe migrimit masiv e ilegal drejt vendeve të zonës Schengen.”, ka shkruar ai.

Ndonëse askush nuk ka vërejtur rritje ekonomike, Kurti edhe sot insistoi se Kosova ka rritje ekonomike.

Po ashtu ai ka folur edhe për mediat, por duket se harron se zëdhënësit e tij nuk u përgjigjen kurrë pyetjeve të gazetarëve.

“Rritja ekonomike dhe e vazhdueshme; renditja në vend të parë për sundim të ligjit në Ballkanin Perëndimor për dy vite radhazi sipas Ëorld Justice Project; përmirësimi për 17 vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International; përmirësimi për 17 vende në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave; politikat sociale të rishpërndarjes me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe atë për Përballje me Inflacionin; rreshtimi me botën demokratike dhe qeverisja e mirë dhe e pastër ka ndryshuar rrënjësisht imazhin e Kosovës.”, ka theksuar Kurti.
Kurti pret që ky process të finalizohet sa më shpejtë.

“E për këtë dua të ju falënderoj juve, të dashur qytetarë, sepse vendimi i sotëm është fillimisht meritë e juaja ngase vetëm ju mund të ndryshonit imazhin e vendit tonë duke ndryshuar qeverinë përmes votës dhe qeverisjen përmes pritshmërive. Pas vendimit të sotëm, tani procedurat e ligjbërjes në BE vazhdojnë përmes vendimmarrjes ndër-institucionale mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian. Në presim që ky proces të finalizohet sa më shpejtë.”, u shpreh ai.

Të ngjashme